MENU
klinika

"Qëndrimi i PD është për sistemin me lista të hapura"

Takimi me ODIHR për Reformën Zgjedhore, Alibeaj zbardh diskutimet

04.03.2024 - 19:56

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur diskutimet e zhvilluara sot me përfaqësues të ODIHR, ku i pranishëm ishte edhe socialisti Damian Gjiknuri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Alibaj shkruan se qëndrimi i PD është për sistemin me lista të hapura.

Po ashtu, Alibeaj thotë se PD ka qenë e mbetet e gatshme prej muajsh, për miratimin e reformës zgjedhore ‘si interes më i lartë i shqiptarëve dhe i falenderova për ofrimin e asistencës së ODHIR me ekspertizën e tyre për këtë reformë’.

Reagimi i Alibeajt:

Me kërkesë të tyre patëm një takim në cilësinë e bashkëkryetarëve të komisionit të reformës zgjedhore me Drejtorin e Përgjithshëm të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), z. Matteo Mecacci, drejtuesen e Departamentit të Zgjedhjeve të ODIHR, zj. Meghan Fitzgerald dhe këshilltarin Jacopo Leone. I informova për qëndrimet e PD mbi adresimin e rekomandimeve të ODHIR për, ndalimin e shitblerjes së votës, ndalimin e përdorimit të administratës dhe burimeve shtetërore nga qeveria në zgjedhje, për rregullimin e financimit të fushatave zgjedhore si dhe me domosdoshmërinë e adresimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke i shpjeguar se qëndrimi i PD është për sistemin me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votimin dhe numërimin elektronik në gjithë Shqipërinë dhe votën e plotë dhe efektive të diasporës. I shpreha se PD ka qenë e mbetet e gatshme prej muajsh, për miratimin e reformës zgjedhore si interes më i lartë i shqiptarëve dhe i falenderova për ofrimin e asistencës së ODHIR me ekspertizën e tyre për këtë reformë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë