MENU
klinika

Akuzat për ngacmim seksual

“Të lumtë pushka”, Einxhel i del në mbrojtje Eglës

20.03.2024 - 13:58

Në spektalin e mbrëmjes së kaluar u diskutua deklarata e Egla Cenos, në të cilën ishte shprehur se para 25 vitesh, kur kishte shkuar për të kërkuar punë në “Top Albania Radio”, Saimir Kodra e kishe ngacmuar seksualisht.

Lidhur me këtë deklaratë të aktores, ka reaguar Saimiri, i cili ka treguar se kjo çështje tashmë është në gjykatë.

“Marr përgjegjësi për gjërat që them, mirësetëvijë Gjykata. Unë sigurisht nuk kam prova materiale sepse ndodhi shumë vite më parë, ishte një kërkesë për punë, nuk kam shkuar aty për të futur në kurth zotin Saimir. Por mund të bëj diçka tjetër, të cilën do e mendoj shumë mirë, para se ta prenoncoj publikisht“, ka thënë Egla gjatë programit të mbëmshëm.

Një ndër personazhet publik që i ka dalë në mbrojtje Eglës është Einxhel Shkira, e cila e ka vlerësuar Cenon për guximin.

Nuk kam qenë dakord me 99% të gjërave që Egla thotë edhe bën por sot i them: “Të lumtë pushka”. Kjo që tha do guxim dhe mesa duket ku guxim nuk i mungon asaj as para gjithë botës. Ky është realiteti jonë i hodhur, që të bën të heshtim nga shumë frikëra të ndryshme por mbi të gjitha nga provat që i kërkohen “viktimës”. Prova të cilat gjithmonë mungojnë se askush nu niset me idenë se do ngacmohet në një takim punë dhe do ta ketë të nevojshme ta faktojë atë. E me këtë justifikim, gjithmonë drejtohet gishti si fajtore nga ajo që ka patur guximin e budallait” të nxjerrë në sipërfaqe traumën e historisë së saj”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zarf i zi në “BBVIP, çfarë u vendos për dy vajzat?

Debati mes Rikes dhe Egla Cenos degradon në konfrontim fizik!