MENU
klinika

“Nuk ka mbetur drejtor pa hyrë në burg”

Tomor Alizoti: Shqipëria ndodhet në këtë gjendje sepse ka xhepista dhe maskarenj!

31.03.2024 - 12:09

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti thotë se partia ku ai bën pjesë është një parti fisnike që ka prodhuar modelin e njeriut zotni.

Sipas tij, Shqipëria ndodhet në këtë gjendje sepse është e mbushur me xhepista dhe maskarnje, ndërsa theksoi se kjo shoqëri do të vdesë nëse nuk krijon modelin e njeriut të mirë.

Shqipëria dhe partitë tha Alizoti janë të mbushura me servilë, ndërsa njerëzit e sakrificës nuk vlerësohen.

“E vërteta gjithmonë ka kosto, e vërteta kërkon burra, kërkon qëndrestarë. Kjo është një parti që duhet të jetë krenare për historinë e saj.

Kjo është një parti fisnike, kjo është një parti që ka prodhuar një model të njeriut zotni. E dini pse Shqipëria është në këtë gjendje sot? Sepse nuk kamë zotilerë, por ka xhepista, ka hajdutër dhe maskarenj.

E keni parë që nuk ka mbetur drejtor pa hyrë në burg? Gjysma e qeverisë ka grabitur, qytetarët nuk kanë bukë të hanë, ndërsa qeveria vjedh. Gjysma e qeverisë është në burg për vjedhje.

Nëse kjo shoqëri nuk ndërton modelin e njeriut të mirë, njeriut të ndershëm kjo shoqëri do shkojë drejt vdekjes. Edhe partia ku bëjmë pjesë, se duhet të themi dy fjalë për partinë, kritika është më e vërteta. Shqipëria dhe partitë janë të mbushur me servilë dhe njeriu që ka sakrifikuar nuk ka marrë asgjë”, tha Alizoti.