MENU
klinika

Shtohen pikëpyetjet për Brojën

Trajneri i Fulham lë jashtë skuadre sulmuesin shqiptar

30.03.2024 - 18:18

Fulham do të përballet me Sheffield United në orën 16.00, në këtë ndeshje transferte që shkon për llogari të javës së 30-të të Premier League. Trajneri i skuadrës londineze, Marco Silva ka vendosur që të mos grumbullojë për këtë ndeshje sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

Broja pritej që minimumi të ishte në stol, por tekniku i ka befasuar të gjithë, duke mos ftuar lojtarin. Ky vendim shton akoma më shumë pikëpyetjes rreth asaj se çfarë nuk shkon, me Armando Brojën që u huazua në merkaton e janarit nga Chelsea. 22-vjeçari është aktivizuar në vetëm katër ndeshje, teksa nuk ka mundur dot të realizojë, ndërsa numëron një asist.

Fati duket se po punon kundër Armando Brojës, i cili në këtë periudhë duhet të luajë sa më shumë minuta, për të qenë në formë për Europianin që mbahet në verë në Gjermani. Kujtojmë se lojtari dha kontributi ne tij në takimet e fundit miqësore të kombëtares.