Tre persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Fier për Veprën Penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u dha masa e sigurimit “arrest në burg” ndaj tre shtetasve, B.K., B.A. dhe R.K. pasi janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, regjistroi procedimin penal për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, pasi u konstatua se këta shtetas mbanin dy armë të llojit Pistolet ‘Glock Austria’ 9 mm, në ambiente publike. Armët u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Pas kryerjes së veprimeve paraprake, u kërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.
Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier po vijohen hetimet në drejtim të përfshirjes së personave të tjerë apo rreth fakteve të tjera penale që mund të jenë konsumuar.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vazhdon me prioritet luftën kundër krimit dhe parandalimit të veprave penale.”-njofton policia.