MENU
klinika

Përkeqësimi i motit

Vendimi për lundrimet e linjave Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë

10.03.2024 - 14:14

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, me erëra të forta dhe stuhi, ditën e sotme nuk lejohet lundrimi për tragetet e linjave Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Moti i keq, i cili nisi që pasditen e djeshme vazhdon të krijojë probleme në lundrimin e mjeteve detare në brigjet tona dhe të Italisë. Drejtoria e Përgjithshme e Detare ka lajmëruar anulimet për shkak të motit të keq. Të gjitha linjat e parashikuara për ditën e sotme nuk do të nisen për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.

Ndërkohë që nga dita e djeshme anijet e vogla dhe peshkarexhat nuk janë lejuar të lundrojnë nga kapitaneria e portit Durrës. Moti parashikohet të përmirësohet ditën e nesërme 11 mars bëjnë me dije në kapitanerinë e portit të Durrësit. Ndërkohë trageti i linjës Ankona-Durrës do vijojë të lundrojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN