MENU
klinika

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!

29.03.2024 - 11:55

Emisioni “Vetting” ka sjellë në episodet e kaluara se për Ceno Klosin kishte rekomandim nga Kontrolli i Lartë të Shtetit për ta përjashtuar nga Administrata Publike për shkelje me faturat te Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe tenderin te Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta.

Por në kundërshtim me këto rekomandime, Ceno Klosi u vendos në këtë pozicion, duke fshehur në deklaratën e tij të pasurisë fonde të kompanive në Londër, në shkelje të hapur të ligjit.

Me ardhjen e Ceno Klosit në krye të AKUM-it, do të fillonin dhe zjarret masive në zonën e Fierit te mbetjet e grumbulluara, të cilat duhet të transportoheshin te inceneratori i Fierit. Sipas ekspertëve të mjedisit, djegia e mbetjeve paraqet pasoja të rënda për komunitetin.

Ahmet Ahmeti, ekspert i Mjedisit tha për Vetting se: “Të gjitha vendet kur grumbullohen këto, japin pasojë dmth, një ndikim të madh në shëndet, që janë kosto shëndetësore, por janë edhe vuajtje njerëzore, janë shkurtim i jetës “

Te impianti i Fierit, mbetjet duhet të përpunoheshin, seleksionoheshin dhe në fund të digjeshin për prodhimin e energjisë elektrike. Madje në kontratë përfshihej edhe impianti i përpunimit të ujërave të ndotura dhe landfilli.

Çfarë roli kishte AKUM i drejtuar nga Ceno Klosi te kontratat e inceneratorëve?

Në vitin 2018, kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) do të zgjeroheshin edhe te kontratat e inceneratorëve. Konkretisht me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 431, datë 11.7.2018, zv.kryeministrja Senida Mesi, me anë të propozimit të ish-ministrit Damian Gjiknuri, do të miratonte krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve nën çatinë e ish-AKUK (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve).

Kompetencat e kësaj Agjencie u zgjeruan në fushën e planifikimit territorial dhe infrastrukturës së mbetjeve, qendrat e transferimit, investimet në impiantet e incenerimit si dhe rehabilitimin e vend depozitimeve ekzistuese të mbetjeve.

AKUM-i kishte kompetenca të përbashkëta me institucionet e qeverisjes vendore, me bashkitë në menaxhimin e mbetjeve urbane.

Për çdo incenerator, të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, ekzistonte Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila kishte në përbërje të saj anëtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Mbetjeve dhe Bashkitë përkatëse.

Kjo njësi monitoronte punimet dhe miratonte situacionet, duke mbajtur përgjegjësi për punimet e pakryera.

“Sipas pikës nr.13, k, paragrafi 2, shkruhet: Asistenca e AKUM-it në fushën e planifikimit territorial dhe të infrastrukturës së mbetjeve jepet, ndërmjet të tjerave, por pa u kufizuar nëpër qendrat e transferimit, investimet në impiantet e incenerimit, në përcaktimin e venddepozitimeve (urbane dhe inerte), për impiantet e ricklimit, të kompostimit dhe të trajtimit të ujërave të ndotura të landfillit, për impiantet e trajtimit të gazit, për rehabilitimin dhe mbylljen e venddepozitimeve ekzistuese etj.;”

Pra, ish-Drejtori i Përgjithshëm i AKUM, Ceno Klosi ka përgjegjësi direkte, si për investimet ashtu dhe për monitorimin e kontratave koncesionare të inceneratorëve. Në këtë rast, për Fierin kemi akuza nga SPAK për punime të pakryera, të cilat janë faktuar nga vendimi i Gjykatës.

Emisioni “Vetting” ka zbuluar një faturë të lëshuar nga vet Ceno Klosi me vlerë 140 milionë lekë, për kompaninë “Integrated Technology Services”, e cila kishte në zotërim inceneratorin e Fierit, faturë kjo e lëshuar për punime të pakryera.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko shprehet se: “Ajo që ka ndodhur realisht është se Buxheti i Shtetit ka transferuar para të vërteta, pra 25 milionë, 28 milionë dhe 30 milionë gati, pra rreth 60 milionë euro tek të dy inceneratorët, ndërkohë që mbrapsht nuk ka marrë asnjë gjë. Sot që flasim nuk kemi as inceneratorë që punon dhe asnjë premisë që në të ardhmen të kemi inceneratorë që punojnë, qoftë në Fier, qoftë në Elbasan.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Alda Klosi m’i dha paratë t’ia ruaja!"

Dëshmia pa censurë e pastrueses

“Edhe Ceno Klosi e ka vendin në burg, si drejtori i ARRSH”

Gazment Bardhi: Dy personat që mbronin “shpatullat” e Ballukut, duke blerë vota në Dibër

Alda Klosit i komunikohet masa e sigurisë në spital

Dëshmia e pastrueses që fundosi ish zyrtaren e kryeministrisë


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin