02.03.2024 - 20:05
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar në Turqi me presidentin Reccep Tayip Erdogan.
Osmani ka thënë se e ka falënderuar presidentin turk për përkrahjen, miqësinë dhe përkushtimin për Kosovën.
“Faleminderit, President Erdogan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!
Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar Osmani.