MENU
klinika

Kush janë 2 të arrestuarit?

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Pistoleta e gjetur mban emrin e porositësit

20.03.2024 - 12:52

Policia ka njoftuar paraditen e sotme zbardhjen e ekzekutimit në oborrin e shtëpisë së tij të Gentjan Bejtjas.

Për këtë ngjarje, Policia bën me dije se ka arrestuar shtetatin me identitet të trefishtë Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, i dyshuar si një ri nga autorët e vrasjes së Bejtjat.

Po ashtu është arrestua edhe shtetasi Edison Haxhiu, i cili ka kryer rolin e shoferit të makinës që u përdor në këtë atentat.

Policia ka njoftuar gjithashtu se Ilir Beqarajt i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin ‘VALTER’ me tetë fishekë.

‘Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit I. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.’, njofton policia.
Ju rikujtojmë se Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.
Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, edhe ky një emër i njohur i botës së krimit, gjithashtu kunëdrshtar i Bejtjas.

Nga ky detaj i bërë me dije nga policia, dyshohet se vrasja mund të jetë e porositur nga Valter Bami.

Pak orë pas ekzekutimit me armë zjarri të Gentjan Bejtjas, policia shoqëroi në komisariat Valter Bamin.

Valter Bami ndodhej në arrest shtëpie, që prej 18 Janar të këtij viti, kur u la i lirë nga gjykata për mungesë provash. Bami qëndroi në burg për 6 muaj, pasi u arrestua si i dyshuar në atentatin e 4 Korrikut 2023, po ndaj Gentjan Bejtjas.Ish-mik me këtë të fundit, pavarësisht dyshimeve të hetuesve, ndaj Bamit u ngrit vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje.

42-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua të premten e 15 Marsit në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.