MENU
klinika

“O me Serbinë, o me Kosovën”

Vuçiç kërcënon SHBA-BE: Zgjidhni kë krah do mbani

19.03.2024 - 11:50

Gjatë një eventi, Vuçiç lëshoi një ultimatum në drejtim të Perëndimit, duke i kërkuar që të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë, madje duke kërcënuar edhe me luftë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një kërcënim ndaj Perëndimit, gjatë një takimi me Patriarkun Profirije dhe presidentin e republika Srpska, Milorad Dodik.

Gjatë takimit mësohet se ata kishin biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, ku në fokus ka qenë Kosova dhe marrëdhëniet me Perëndimin.

Gjatë një eventi, Vuçiç lëshoi një ultimatum në drejtim të Perëndimit, duke i kërkuar që të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë, madje duke kërcënuar edhe me luftë.

“Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”, ka thënë presidenti gjatë një eventi.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar ashpër deputeti i Parlamentit Europian nga Gjermania, Reinhard Bütikofer, i cili i kërkoi dyshes ndërmjetësuese Borrell-Lajçak, por edhe drejtuesve të lartë të BE-së që të reagojnë për të mos lejuar që Vuçiç të mbjellë farat e luftës. Ai shtoi se pretendimet e tyre se Kurti është problemi nuk qëndrojnë.

Hej, Josep Borrell, Miroslav Lajcak, OliverVarhelyi, e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë. Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni #Vuçiçin të mbjellë farën e luftës! Vonderleyen, ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! TANI!”, shkroi ai në një postim në “X”.