MENU
klinika

“La Masia” nderon Barcelonën

Xavi i bindur: Yamal-Cubarsi do të bëjnë epokë në futboll

30.03.2024 - 18:11

Në momentin më të vështirë në vitet e fundit, në ndihmë të Xavi-t, por mbi të gjitha Barcelonës, erdhën talentet e këtij ekipi, lojtarë të prodhuar në akademi. Ndër më të dalluarit padyshim janë Lamine Yamal (16-vjeç) dhe mbrojtësi Pau Cubarsi (17-vjeç). Për këtë dyshe, tekniku Xavi rezervoi fjalët më të mira ndërsa u shpreh i bindur se ata kanë shanset të shënjojnë një epokë në futboll:

“Hapi i radhës për këta futbollistë është të qëndrojnë në këtë nivel. Barcelona dhe kombëtarja janë hapi më i madh në botën e futbollit dhe sfida është të qëndrojmë në nivelin e duhur për shumë vite për të merituar konfirmimin me të dyja fanellat. Ata kanë gjithçka sipas meje për t’ia dalë mbanë, si nga ana mentale, ashtu edhe nga ajo e kualitetit. Mendoj se janë dy lojtarë të aftë për të shënjuar një epokë futbolli, jo vetëm në këtë klub, por në të gjithë botën e futbollit”, u shpreh Xavi.