MENU
klinika

Ukraina heq dorë nga Krimeja?

Zelensky ndryshon kushtet e tij për bisedimet me Moskën

31.03.2024 - 09:30

Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka deklaruar se një kthim në kufijtë e Ukrainës të vitit 1991 nuk është më një parakusht për mbajtjen e bisedimeve të paqes me Moskën.

Zelensky ndaloi të gjitha negociatat me udhëheqjen aktuale në Moskë në vitin 2022, pasi katër ish-rajone të Ukrainës votuan me shumicë dërrmuese për t’iu bashkuar Rusisë.

Që atëherë, ai ka pasur mbështetjen perëndimore për formulën e tij prej dhjetë pikash, e cila përfshin tërheqjen e plotë të trupave ruse dhe kthimin në kufijtë e Ukrainës të vitit 1991, duke përfshirë Krimenë, si dhe detyrimin e Moskës të paguajë dëmshpërblime, ndër të tjera.

Megjithatë, në një intervistë me CBS këtë javë, Zelensky sugjeroi se nuk ka nevojë të rimarrë territorin “ekskluzivisht me mjete ushtarake”, duke thënë se forcat ukrainase duhet të paktën të rivendosin status quo-në e vitit 2022.

“Ne nuk do të na duhet të marrim të gjitha territoret tona ekskluzivisht me mjete ushtarake. Jam i sigurt se kur Putin të humbasë atë që ka pushtuar që nga viti 2022, ai do të humbasë plotësisht besimin edhe të atyre vendeve që janë ende në dyshime nëse duhet të mbështesin Ukrainën apo jo”, tha Zelensky.

Kremlini ka theksuar se mbetet i hapur për bisedime dhe ka fajësuar mungesën e një përparimi diplomatik tek autoritetet ukrainase, të cilat refuzojnë të pranojnë “realitetin në terren”.

Pavarësisht dështimit të kundërofensivës së Ukrainës vitin e kaluar dhe përparimeve të fundit të bëra nga forcat ruse përgjatë vijës së frontit, Zelensky pohoi se sapo Rusia të pësojë pengesa në fushën e betejës, Putini do të “humbë fuqinë brenda vendit të tij” dhe do të detyrohet të kërkojë dialog.