MENU
klinika

Tronditëse në Shkodër

24-vjeçari dhunon dhe tenton të përdhunojë motrën e tij

06.04.2024 - 11:58

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një i ri ka dhunuar dhe më pas ka tentuar që të abuzojë seksualisht me motrën e tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra 24-vjeçari me inicialet A.Q.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.