02.04.2024 - 16:44
Të paktën 29 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një klub nate në qendër të Stambollit.
Sipas mediave në Turqi shpërthimi ka ndodhur meditën e sotme (2 prill ) ndërkohë që kanë qenë duke u kryer disa punime.
Zjarrfikësit dhe pjesëtarët tjerë të ndihmës së shpejtë kanë rrethuar zonën e klubit, që gjendet në dy katet e poshtme të një ndërtese 16-katëshe në zonën Gajretepe.
Sipas Zyrës së Guvernatorit, një person është në gjendje kritike në spital.
Tre prokurorë janë duke e hetuar shkakun e zjarrit dhe pesë persona janë ndaluar, sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc.