MENU
klinika

Mes tyre Mira Murati

3 emra të rinj pjesë e Akademisë së Shkencave

22.04.2024 - 17:52

Mira Murati, shqiptarja që është në ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Mira Murati përgjegjëse e “Open Artificial Inteligence” është një ndër femrat më me influencë në vitin 2023. Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT.

Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.

Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtërinë dhe origjinalitetin në artin e tij.

Lea Ypi njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN