MENU
klinika

Plas sherri në Korçë

49-vjeçari godet me sende të forta në kokë një person

29.04.2024 - 10:09

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.6 në Korçë mes dy personave.

Pas një konflikti për motive të dobëta, 49-vjeçari Altin Sali ka goditur me sende të forta në kokë një 55-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.

“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Altin Sali ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit