Rreth 70 studentë italianë nga Katania vizituan sot Muzeun e Krujës.
Turistët italianë përbëjnë numrin më të lartë të vizitorëve të huaj (rreth 35%), që kanë vizituar Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2024.
Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë vijon edhe gjatë këtij fillimviti të ngjallë kureshtjen e turistëve vendas e të huaj.
Në vitin 2023 muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u vizitua nga 110,162 vizitorë, ku 50 % ishin vizitorë të huaj, 30 % vendas dhe 20 % nxënës dhe studentë.
Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale apo riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.