MENU
klinika

Nga Kreshnik Spahiu

A do i mbyllin sytë amerikanët, nga amnistia që Rama-Berisha po i bëjnë njëri-tjetrit?

05.04.2024 - 19:30

Merrveshjet Berisha-Rama gjithmonë fillojnë me falje dhe amnisti për njëri-tjetrin.

Kështu ndodhi në 2008 kur Berisha për ti shpëtuar dosjes Gërdeci, i tha Ramës: “Kërko çfarë të duash, por vetëm mbylli protestat për vrasjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerve”. Rama e amnistoi Berishën dhe varrosi dosjen Gërdeci apo 21 Janarin. Berisha në këmbim i fali Kushtetutën dhe rotacionin politik.

Këtë rradhë kanë tregut më shume sinqeritet, sepse e filluan me Amnisti.

Sigurisht amnistia nuk synon lirimin e ndonjë simpatizanti sepse askush prej tyre nuk është në burg.
Amnistia si mjet juridik synon të mbyll çdo dosje penale kundër establishmentit.

Pas amnistisë publike, është miratuar edhe një amnisti provate: “Rama-Berisha-Meta janë të paprekshëm”.
Pas amnistisë ordinere që u votua ditën, ka dhe një amnisti private që u votua natën me pesë pika:

1- Lirimi pas dy javësh i Sali Berishës dhe heqja e arrestit shtëpiak.(nëpërmjet Gjykatës së Lartë”.

2- Kthimi i vulës së PD sërish tek Berisha (nepermjet gjykates së Apelit).

3- Dobësimi dhe dekurajimi i SPAK.

4- Rama do vazhdojë kryeministër deri sa të jetë gjallë Berisha.

5- Berisha do vazhdojë kryetar opozite deri sa të jetë gjallë Rama.

Sigurisht që nëse Berisha lirohet dhe zyrtarët që morën një arkë peshk mbeten pas hekurave të burgut, nuk do ngelet asnjë prokuror apo gjyqtarë që të kenë kurajo të prekin apo vendosin praga pë tre emrat e paprekshëm Rama-Berisha-Meta.

Për ata që nuk besojnë, do ishte mirë të durojnë.

Gjatë muajit maj mbyllet amnistia politike.

Ata po nxitojnë ende pa ardhur ambasadori i ri amerikan. Në korrik i keni të tre me pushime, jo së bashku por secili në “ishullin” e tij.

Shqipëria e ndarë me bajraqe, vazhdon dominohet nga tre bajraktar.

Ajo çfarë nuk e parashikoj dot, është:

A do i mbyllin sytë amerikanët, nga amnistia që Rama-Berisha-Meta po i bëjnë njëri-tjetrit?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN