“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A është e dëmshme të mos hamë bukë gjatë dietës?
Mjeku: Eleminimi i karbohidrateve (që i përmban buka, makaronat, orizi) është një nga mënyrat e gabuara dhe të pashëndetshme të dietave për rënie nga pesha. Karbohidratet janë furnizuesit kryesor të energjisë së organizmit. Truri që është organi kryesor i trupit të njeriut të vetmin ushqim të tij ka sheqerin të cilin e siguron më lehtë nga metabolizmi i karbohidrateve.
Nëse eleminojmë karbohidratet, glukozën e nevojshme organizmi do ta sigurojë nga muskuli duke bërë rënie të masës muskulore, që është një rënie e shëmtuar estetikisht dhe e pashëndetshme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.