“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam operuar nga glaukoma, por këto 2-3 muajt e fundit tensioni i syrit më rri 32-16 dhe shoh turbull. Më kanë thënë që duhet të marr ilaçe dhe sapo të më ulet tensioni, të operohem sërish. A nuk është i rrezikshëm një operim i dytë? Sa e sigurtë është që nuk do përsëritet?
Mjeku: Glaukoma mund të operohet sa herë të jetë e nevojshme që të arrihen rezultate pozitive. Megjithatë është shumë e saktë dhe e drejtë ajo që pacientit i është thënë se duhet trajtuar njëherë tensioni.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.