MENU
klinika

Analiza

A është Trump, rreziku më i madh për NATO-n?

05.04.2024 - 08:30

Në NATO kanë filluar ethet. Si fillim janë ato të zgjedhjeve për pasuesin e Jens Stoltenberg. Media italiane “Il Tempo” thotë se kryeministri holandez Mark Rutte është favoriti për të pasuar Sekretarin e Përgjithshëm aktual të NATO-s. Ende nuk ka unanimitet mes aleatëve, sipas asaj që kjo media mëson në Bruksel nga burime diplomatike, por po krijohet një konsensus për emrin e holandezit, i cili mori edhe mbështetjen publike të kryeministres së Estonisë Kaja Kallas, e cila u tregua si një nga zgjedhjet e mundshme. Në ministrin e Jashtëm “i vetmi emër që u përmend ishte ai i Rutte”.

 

Problemet në NATO

Nga ana tjetër, emri i ri i drejtuesit nuk do të zgjedhin problemet e NATO. Vendet evropiane duhet të jenë gati nëse Donald Trump tërheq SHBA-në nga NATO, kanë përsëritur vazhdimisht kohët e fundit diplomatë të huaj. Diplomatët nga vendet me anëtarësim në NATO thonë se kryeqytetet evropiane duhet të bëjnë planifikimin dhe të rishikojnë aftësitë aktuale të mbrojtjes, në dritën e kërcënimeve nga ish-presidenti. Javën e kaluar, Trump u konfirmua vetëm si kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në nëntor. Perspektiva e rikthimit të tij të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë ka ngjallur shqetësime në Evropë për mbështetjen amerikane për Ukrainën, si dhe për angazhimin e vendit ndaj NATO-s.Trump ka thënë më parë se do të “inkurajojë” Rusinë të sulmojë anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë “faturat” e tyre, ndërsa ish-këshilltari i tij për sigurinë kombëtare John Bolton ka parashikuar se ai do të përpiqet të tërhiqet nga aleanca nëse rizgjedhet. Ndaj, duket se aleanca po i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore, të diktuara nga një mjedis i paqëndrueshëm gjeopolitik.

Plani i NATO-s

NATO po harton plane për të siguruar një paketë ndihme ushtarake pesëvjeçare deri në 100 miliardë dollarë, në një përpjekje për të mbrojtur Ukrainën nga “erërat e ndryshimit politik” që mund të sjellë një presidencë e dytë e Trump. I ashtuquajturi propozimi i Misionit për Ukrainën, është paraqitur nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg. Sipas pesë diplomatëve të aleancës, plani do të bashkërendonte rreth 100 miliardë dollarë në mbështetje të kryer nga 32 anëtarët e aleancës ushtarake. Stoltenberg e ka paraqitur propozimin si një mjet “për të mbrojtur mekanizmin kundër erërave të ndryshimeve politike”, sipas njerëzve të informuar mbi komentet e tij. Nëse miratohet, do t’i jepte gjithashtu aleancës kontrollin e grupit mbështetës të armëve Ramstein të udhëhequr nga SHBA dhe do ta lejonte atë të menaxhonte furnizimin me armë vdekjeprurëse në Ukrainë për herë të parë që nga pushtimi i plotë i Rusisë në 2022.

100 miliardë dollarë

Propozimi i misionit vjen ndërsa administrata Biden përpiqet të marrë miratimin nga Kongresi për një paketë dypalëshe të mbështetjes ushtarake të Ukrainës, prej 60 miliardë dollarësh, kundër të cilës kryesuesi republikan Donald Trump ka folur hapur, përpara zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Shumë aleatë e shohin ngërçin si një pararojë se si politika e SHBA ndaj Kievit do të ndryshonte nën një presidencë Trump. Ai është hartuar ndërsa aleatët e NATO-s shqetësohen për gjendjen e konfliktit në Ukrainë, ku Rusia ka rifituar iniciativën në terren, duke ia dalë mbanë dhe duke kaluar forcat ukrainase. Debatet po vazhdojnë rreth strukturës së financimit, me disa që shtyjnë për të njëjtën ndarje të përdorur për financimin e buxhetit të përbashkët të NATO-s, sipas të cilit SHBA-ja do të duhet të sigurojë pak më shumë se 16 miliardë dollarë.

Senator Mitch McConnell (R-KY) hugs U.S. President Donald Trump at a Keep America Great Rally at the Rupp Arena in Lexington, Kentucky, U.S., November 4, 2019. REUTERS/Yuri Gripas

 “Paranoja” e aleancës

Ai parashikohet si një mjet për të bllokuar financimin afatgjatë përpara zgjedhjes së mundshme të Trump dhe për t’i dhënë Kievit një rezultat konkret nga samiti, në vend të përparimit drejt anëtarësimit të dëshiruar në NATO, gjë që shihet si e pamundur nga shumë anëtarë të aleancës. Pjesa më e madhe e armatimit perëndimor që i jepet Ukrainës menaxhohet nga Grupi Ramstein i udhëhequr nga SHBA, i njohur zyrtarisht si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili takohet rregullisht për të diskutuar mënyrën më të mirë për të bashkërenduar dërgesat dypalëshe. Pritet njëfarë rezistence nga shtetet që kanë kundërshtuar ofrimin e armëve për Ukrainën, si Hungaria, dhe ato që kanë qenë të kujdesshme ndaj çdo hapi që do t’i jepte NATO-s, ose nënkuptonte, një rol të drejtpërdrejtë në konflikt.