Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për deklaratat e tij të fundit kundër kreut të SPAK Altin Dumani.
Pak ditë më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se edhe nëse e fusin në burg, ai do e shkatërrojë atë që e quan celulë kriminale.
“Dumani nuk ka formimin më elementar për profesionin që ka. Kur mbron Ahmetajn, metamorfozën pas zgjedhjeve, pse nuk veproi pas Dakos para zgjedhjeve? Kjo është drejtësia me regji. Ai thotë u lodhëm duke hetuar drejtorë që të shpëtojnë Veliajn, hetojnë ministra për të shpëtuar Ramën.
Për Dvoranin kisha unë të drejtë, edhe për Dumanin kam unë të drejtë. Këta po përdoren për asgjësimin e pluralizmit”, tha Meta për Vizion Plus.
Por i pyetur nga analisti Mentor Kikia nëse ka ndonjë informacion për arrestimin e tij dhe a ka frikë nga burgu, Meta u shpreh i qetë, ndërsa tha se nuk e shqetëson asnjë gjë. Gjithashtu Meta theksoi sërish akuzat ndaj Dumanin.
“Është kthyer në vegël të Edi Ramës. Në çfarë burgu do më fus ai mua? Në burg është ai sepse nuk është i lirë, nuk është vetvetja. Ju e keni parë që ai nuk ka asnjë lloj niveli.
Nuk kam asnjë shqetësim fare. Kam 30 vjet me këto punë. Ai ka ardhur me porosi të Edi Ramës dhe McGonigal”, theksoi Ilir Meta