MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mundem në terapi të krijoj disa ngjarje të bukura në fëmijërinë time të trishtë?

23.04.2024 - 10:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mundem në terapi të krijoj disa ngjarje të bukura në fëmijërinë time të trishtë?

Mjeku: Të dashur miq!
Bëni ç’të keni mundësi për t’iu dhënë fëmijëve një ngjarje të bukur në jetën e tyre prej fëmije, në të gjitha rolet që keni!
Ju mund të jeni prindi, motra e madhe, tezja apo ungji, edukatorja apo mësuesja, fqinji, miku i familjes, shitësi në marketin e lagjes, etj, etj.
Bëni ç’të mundeni për të bërë fëmijët të kenë diçka të bukur dhe kuptimplotë për të kujtuar nga fëmijëria e tyre!
Kështu do të mundemi të rrisim njerëz të cilët e dinë se meritojnë të jenë të lumtur sepse ata kanë qenë në vëmendjen dhe kujdesin e dikujt, dikur, diku në kohën që kanë qenë fëmijë.
Unë nuk di thuajse asgjë nga lëmshi i madh i jetës njerëzore, por mendoj se kam parë mjaftueshëm lëndë njerëzore në kolltukun përballë meje për të arritur në këtë konkluzion:
“Njeriu e ka më të lehtë të përballet me sfidat e jetës dhe të luftojë për t’ia dalë mbanë nëse e di me siguri që dikush atje jashtë e do pa kushte; që ai është i rëndësishëm për dikë.”
Të dashur miq dhe mikesha!
Jini gëzimi në jetën e një fëmije, edhe nëse nuk është fëmija juaj! Tek e fundit, secili prej nesh ka diçka që na bën të të gjithëve!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.