MENU
klinika

Mjeti është përplasur me murin anësor

Aksident me vdekje në Burrel, viktima një 62-vjeçar

05.04.2024 - 12:57

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Burrel.

Policia thotë se një 62-vjeçar duke drejtuar mjetin është përplasur me një mur anësor.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.