MENU
klinika

Pse ai mund të jetë “kali i ri i Trojës” në Evropë

Aleati i Putinit zgjidhet president i Sllovakisë

08.04.2024 - 08:19

Kandidati i koalicionit qeverisës, Peter Pellegrini, fitoi zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, i cili pasi mori rezultatet nga më shumë se 90 për qind e zonave votuese, mori mbështetjen e 55 për qind të qytetarëve që dolën në votime.Rezultatet nga 92.9 për qind e qarqeve treguan se Pellegrini është përpara kandidatit të opozitës properëndimore Ivan Korçok, i cili ka mbështetjen e 45 për qind të qytetarëve dhe që tashmë ka pranuar humbjen dhe ka uruar Pellegrinin për fitoren. Pellegrini, 48 vjeç, është një aleat prej kohësh i kryeministrit Robert Fico, kështu që fitorja është një nxitje për kryeministrin sllovak në një kthesë politike që përfshin pozicionet pro-ruse dhe planet për të reformuar kodin penal dhe televizionin publik, duke ngritur shqetësime në lidhje me dobësimin e shtetit ligjor, sipas Reuters. Fico më parë zgjodhi Pellegrinin si kryeministër pasi ai u detyrua të jepte dorëheqjen mes protestave publike kundër korrupsionit pas vrasjes së një gazetari investigativ në 2018. Pellegrini më vonë u nda nga Fico për të formuar partinë e tij Hlas (Zëri), më liberale dhe më e afërt në qendër se partia e majtë populiste SMER e Ficos, por së bashku me Fico-n dhe SNS-në nacionaliste, ai formoi qeverinë tetorin e kaluar. Presidentët sllovakë nuk kanë shumë pushtet ekzekutiv, por ata mund të vënë veton ndaj ligjeve ose t’i kërkojnë gjykatës kushtetuese që të vendosë për to. Presidentët emërojnë anëtarët e gjykatës kushtetuese, e cila mund të jetë e rëndësishme në betejat e ardhshme mbi reformat e Roberto Ficos, shkruan Reuters. Në fushatë, Pellegrini u përpoq ta portretizonte Korçokun si një luftënxitës, që ai e mohoi.