Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka dhënë mesazhin se duhet bashkëpunim mes palëve politike në Shqipëri për të vazhduar rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Nga Korça, diplomati u shpreh se është shumë e rëndësishme hapja e kapitujve për integrimin e Shqipërisë në BE, duke u fokusuar kryesisht në të drejtën dhe ligjin e të drejtës.
Ambasadori u shpreh i kënaqur për rikthimin në normalitet të parlamentit, duke thënë se si opozita ashtu dhe manxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE është një hap i rëndësishme për vendin.
Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos ka qënë këte fundjavë në Korçë për të marrë pjesë në mbrëmjen e poezisë holandeze në galerinë e arteve dixhitale.
Deklarata per gazetaret:
Pyetje: Shqipëria pret hapjen e negociatave në artikujt themelor, sa i rëndësishëm është ky proces?
Është shumë e rëndësishme hapja e kapitujve për integrimin e Shqipërisë në BE dhe duke u fokusuar kryesisht në të drejtën dhe ligjin e të drejtës, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim.
Pyetje: Parlamenti ngriti të enjten një komision për dezinformimin nga shtetet e huaja, si e shihni këtë hap?
Është shumë herët për të folur, pasi kjo është një vendimarrje shumë e re dhe na duhet kohë për ta parë dhe për të thënë dicka mbi të.
Pyetje: Parlamenti I është kthyer normalitetit prej disa javësh, sa e rëndësishme që maxhoranca dhe opozita të punojnë bashkë për ta miratuar reformën zgjedhore?
Jam I kënaqur që si opozita ashtu dhe manxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE është një hap i rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve.
Pyetje: Duket se politika e BE është shumë e interesuar për normalizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.