Kreu i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Open” në News24, në lidhje me Amnistinë Penale, e cila u votua sot në Kuvend me 110 vota pro.
Lapaj tha se Amnistia është e vonuar për qytetarët e zakonshëm, por kjo sipas tij nuk do të thotë nën kamuflimin e kësaj të përfshihen edhe zyrtarët e lartë.
Ai shtoi se në projektligjin e amnistisë janë përfshirë 15 vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Adriatik Lapaj: Dua të them Amnistia është e vonuar për qytetarët e zakonshëm. Por kjo nuk do të thotë që nën kamuflimin e kësaj të përfshihen edhe zyrtarët e lartë.
Përfitojnë nga kjo amnisti, me anë të një amendamenti të Gazment Bardhin, 15 vepra që përbëjnë kategorinë e veprave që lidhen me korrupsionin.
Në kushtet kur ne jemi në aksion për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe për të luftuar korrupsionin me anë të një prokuroria dhe gjykate te posaçme, shkon parlamenti i Republikës dhe i amniston, cfarë mesazhi i shkon SPAK? Cfarë mesazhi i shkon qytetarëve të thjeshtë?
Për cfarë opozita e këtij vendi, duhet të fuste si amendament uljen e dënimit për këto vepra penale. Cfarë interesi ka opozita e këtij vendi?
Për vjedhjen e thjeshtë nuk ulet dënimi, por për këta që vjedhin tendera përfitojnë.