MENU
klinika

Diskutohet nesër

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat shtete mund të votojnë kundër

15.04.2024 - 09:41

Përfaqësuesi e partive spanjolle Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) dhe Partia Popullore (PP) thonë se do të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, siç ka raportuar agjencia e lajmeve spanjolle “Europa Press”. Sikurse pesë parlamentarët socialistë ashtu edhe të tre nga Partia Popullore do të refuzojnë pranimin e Kosovës, pavarësinë e së cilës Spanja ende nuk e ka njohur deri më sot, pavarësisht faktit se ajo ndodhi në vitin 2008, shkruan ky medium. “Do të votojmë kundër sepse vazhdojmë të mbajmë të njëjtat kritere sa i përket Kosovës”, i kanë thënë agjencisë spanjolle burime të PSOE, të cilët konsiderojnë se tani nuk është koha për hyrjen e Kosovës. Nuk ka asnjë ndryshim edhe për sa i përket qëndrimit që PP-ja ka mbrojtur që nga ngjarjet e vitit 2008, dhe që ky qëndrim u mbajt edhe gjatë qeverisë së Mariano Rajoy, për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, thonë burimet e PP për mediumin spanjoll, Asambleja Parlamentare do të mbajë një debat nesër në të cilin duhet të vendosë nëse do t’ia referojë vendimin për anëtarësimin e Kosovës Komitetit të Ministrave, organi më i lartë i organizatës, përpara takimit të tij në mes të majit në Reikiavik. Pesëshja e BE-së që nuk e njeh Kosovës, përfshirë Spanjën, pritet të votojë kundër. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, më herët ka deklaruar se edhe Hungaria do të votojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Megjithatë, kreu i diplomacisë serbe shprehet i shqetësuar se deputetët e Këshillit të Europës mund të votojnë në favor të Kosovës për anëtarësim, por gjithashtu ai shtoi se ekziston mundësia që Komiteti i Ministrave të Jashtëm në takimin e majit, ta hedhë poshtë kërkesën.