MENU
klinika

Parashikimi

Anticikloni afrikan ‘mbërthen’ vendin, sa do të shkojnë temperaturat sot

10.04.2024 - 09:11

Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare të larta transparente në orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-10 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore deri 9 / 27°C
në zonat e ulëta deri 8 / 29°C
në zonat bregdetare deri 13 /27°C.