MENU
klinika

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan

27.04.2024 - 11:13

40 vjeçari Adriatik Çeka, i shpallur në kërkim përvrasje mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Elbasanit.

I ndaluari, i dënuar me parë për krime ndaj personit dhe armëmbajtje pa leje.

“Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, të Forcës Speciale FNSh dhe ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Peqin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 24.11.2023, në lagjen “Xhami”, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. L., shtetasi A. Ç. ka qëlluar me armë zjarri drejt tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.