MENU
klinika

“SPAK mund të kërkojë masë sigurie”

Artan Hoxha: Meta-Kryemadhi shumë shpejt pas hekurave!

26.04.2024 - 20:42

Gazetari investigativ Artan Hoxha duke folur në lidhje me zhvillimet e fundit mes çiftit Meta-Kryemadhi, deklaroi se së shpejti mund të kemi urdhër-arreste ndaj tyre.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, ai tha se hetimet e SPAK ndaj tyre kanë avancuar dhe nuk përjashtoi mundësin që nga çasti në çast ata të mund të arrestohen.

“SPAK ka bërë një reagim, ka deklaruar se ende nuk ka kërkesë për masë sigurie ndaj tyre. Kanë qenë 9 kallëzime ndaj tyre, 6 janë rrëzuar, 3 janë pranuar. Dy janë për Kryemadhin, çështja e lobimit dhe hetimi pasuror. Meta ka probleme me dosjen ‘CEZ-DIA”. Ky hetim ka nisur më 20 korrik 2019.

Secila nga çështjet ka ecur goxha. Nuk do habitesha nëse SPAK do paraqitej në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar një masë sigurie. Meta e di këtë gjë dhe në daljet publike, ai i ka përmendur me emër dëshmitarët kyç që ka për çështjen ‘Cez-DIA’. Meta e di që SPAK-u e ka bërë tentativën për masën e sigurisë”, tha Hoxha.