MENU
klinika

"Po vijnë turistët"

Artan Hoxha tregon qarkun më problematik për kanabisin!

02.04.2024 - 10:18

Artan Hoxha teksa po fliste për kultivimin e kanabisit, tha se qarku më problematik mbetet Shkodra, ku ka një përhapje të kultivimit dhe pritet që situata të jetë më e vështirë edhe për policinë.

Ne vijojmë të mbetemi vend origjine edhe pse kemi minimizuar kultivimin e kanabisit. Në dy vitet e fundit ka patur shumë përpjekje nga Policia për të larguar implikimin direkt të Policisë. Kujtoj deklaratën e drejtorit të Guardia Di Finanza në 2013, që tha se sasia e kultivuar në Shqipëri ishte 4 miliardë euro, sa gjysma e buxhetit në atë vit.

Kanabisi është mall tregu, vendos kërkesë oferta se si do të jetë sezoni. Zakonisht vitet e zgjedhjeve, janë më të rëndësishme. Ky vit është i  ndërmjetëm dhe varet nga kërkesa e tregut. Në Shqipëri i ra vlera dhe u forcuan masat e kontrollit, një pjesë e narkotrafikantëve i çuan punëtorët në Spanjë, Itali, Angli. Nuk ke nevojë as të çash kufitjë sepse e prodhon brenda BE. Prandaj u rrit shumë numri i të arrestuarve në Europë.

Gjatë vitit të kaluar, zona kryesore ngeli qarku i Shkodrës. Edhe për shkak të terrenit edhe traditës, aty u vijua kultivimi. Çmimi ka ardhur në rritje. Trendi do të jetë që të rritet si kultivim, sepse është rritur çmimi. Rritja e numrit të turistëve, përdorin lëndë narkotike dhe Shqipëria ka emër të konsoliduar. Shumica e zonës në jug dhe jug-perëndim është tregu kryesor vendas për shitjen e kanabisit Kultivohet në natyrë dhe në shtëpi bari.

Policia ka filluar që në janar, kontrollin e territorit, ka një hartë ku dihen zonat e riskut. Shkodra dhe Malësia e Krujës kanë mbetur zonat ku kultivohet dhe disa zona në jug. Varet gjithçka nga çmimi në treg. Aktualisht policia është në zbatim të planit që ndjek çdo vit, kontrollon serat, tunelet, banesat e mëdha. Nuk ka më interes për policinë kultivimi i kanabisit.

Rasti i Shkodrës, dëshmoi që do të vijojë të jetë problematike, qarku kryesor ku do të tentohet të kultivohet. Ka terrenin dhe infrastrukturën. Ata që përdorën dronin, prandaj goditen atje. 37 mijë rrënjë është sasi e madhe, po ti vendosësh në tokë, me një metër distancë… Si e zbulojmë tani? Pyet se ku po shiten llastikë për ujë, gjeneratorë silencioz, plastmasë… Ata kanë edhe bllokues droni.

Ajo që duhet të jetë për policinë në epiqendër duhet të jetë qarku i Shkodrës dhe sasistë e kapura. Ai që prodhon kubikët nuk është domosdoshmërisht ai që do ti mbjellë, por merr përqindjen. Ky është sukses i policisë.

Deri tani nga operacioni Tempulli, Ministria e Brendshme tha se janë arrestuar 1100 shpërndarës për tetë muaj. Me amnistinë që nuk bëhet dhe burgjet me të paraburgosur… Popullatë e madhe, lëndë e parë për t’ju marrë lekë atyre. Sasia e kapur nga policia dhe shpërndarja gjeografike tregoi se është fenomen problematik i shtrirë në territor.

Po synojnë edhe shkollat nëntë vjeçare. Ka krime mes adoleshentësh, janë nën efektin e narkotikëve“, tha Hoxha.

I mituri doli me kaçavidë në rrugë pas sherrit me autorin

Plagosja e 17 vjeçarit në Shkodër, ndodhi para syve të prindërve

Kunati i tij dhe bashkëpunëtori kapen në flagrancë

Sera me kanabis në Lezhë, ndalohet vëllai i deputetit

Zetori del nga rruga dhe bie në kanal

Aksidenti tragjik, humbin jetën dy persona

“Traveling Lifestyle”: Perlë e fshehur!

“Shqipëria, një nga destinacionet më trendi në Evropë”