MENU
klinika

Ngjarje historike!

Asambleja Parlamentare i jep dritën ‘jeshile’ anëtarësimit të Kosovës në KiE

16.04.2024 - 20:11

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar sot (16 prill) pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duheshin një shumicë prej 2/3 të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj të këtij viti.

Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kosova është demokraci funksionale parlamentare”

Dora Bakoyannis: Tre çështjet problematike që duhen zgjidhur