MENU
klinika

Përplasja brenda çiftit Meta-Kryemadhi

Avokati Genc Gjokutaj: Ja dy këmbanat emergjente të alarmit në Partinë e Lirisë

21.04.2024 - 09:49

Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, avokati Genc Gjokutaj, ishte i ftuar këtë të shtunë në një program televiziv, ku analizoi përplasjet Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Partinë e Lirisë.

Avokati tha se lëvizjet e Metës bëhen me qëllim riorganizimin dhe riformatimin e Partisë së Lirisë. Gjokutaj shtoi se dy këmbanat që e bëjnë sa më emergjent riorganizimin, janë zgjedhjet e 14 majit dhe arrestimi i Berishës përmes një procesi antikushtetues.

“Janë dy këmbana që e bëjnë emergjente riformatimin dhe riorganizimin e Partisë së Lirisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme të partisë, për të kandiduar si një parti moderne. Këto nuk mund të bëhen brenda një dite. Këmbana e parë është rezultati i zgjedhjeve. Humbësi kur është viktimë e një sistemi zgjedhor të kapur, të masakruara dhe pranuar nga ndërkombëtarët, janë prova të qënësishme për kundërshtarin politik për zgjedhjet e ardhshme. Këmbana e dytë ka qenë arrestimi i Berishës përmes një procesi skandaloz dhe antikushtetues të cilin Partia e Lirisë e ka studiuar me kujdes. Arrestimi ndaj Berishës nuk është goditje ndaj një personi, por është një goditje ndaj liderit të opozitës”, tha Gjokutaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN