MENU
klinika

“Furtunë në gotë”

Avokatja e Popullit komenton deklaratën e Dumanit në KLP: U nxor nga konteksti, qëllimi i asaj deklarate ishte…!

13.04.2024 - 20:42

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ftuar në një e,ision televiziv komentoi deklaratën e kryeprokurorit të SPAK Altin Dumani në KLP, e cila bëri bujë në media dhe opinionin publik.

Ajo u shpreh se deklarata e Dumanit është nxjerrë jashtë konteksti dhe se ai bëri një paraqitje korrekte të punës së tij.
Sakaq, Ballanca e cilësoi nxjerrjen jashtë konteksti të deklaratës së kryeprokurorit si “një furtunë në gotë”.

“Do të doja të adresoja një problematikë. U bë një debat lidhur me një raportim që bëri kreu i SPAK në KLP. Zoti Dumani bëri një paraqitje korrekte të punës. Fakti është që zhurma u bë për diçka që është nxjerrë nga konteksti. Qëllimi i asaj deklarate nuk mund të ishte fakti që gjykata bën çfarë thotë SPAK.

Gjykata nëse personi shpallet i pafajshëm nga SPAK, nuk mund të dënojë. Akuza i takon prokurorive. Ai është personi që konsideron veprën ndërsa gjykata baraspeshon gjithë rrethanat. Nxjerrja jashtë konteksti e kësaj fraze ishte një furtunë në gotë dhe nuk ishte ajo fryma”, u shpreh ajo.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit