Nga java e ardhshme, dronët “Bajraktar” do të përdoren për kontrollin e territorit shqiptar për të evidentuar rastet e kultivimit të kanabisit, duke plotësuar monitorimin nga ajri me avione të Guardia di Finanzës.
Ministri Balla e dha lajmin teksa u pyet nga gazetarët në aktivitetin e zhvilluar së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku, ku u firmos marrëveshja mes policisë rrugore dhe asaj bashkiake.
‘Unë e kam thënë prej mes korrikut të vitit të kaluar kur kam marr detyrën që viti 2024 duhet të jetë dhe viti ku fenomenit të kultivimit të kanabisit duhet t’i japim dhe një goditje shfarosëse dhe dua të konfirmojë se përveç monitorimit nga ajri përmes protokollit të bashkëpunimit që kemi me GdF këtë vit duke filluar nga java e ardhshme ne do të kemi mundësin fal edhe protokollit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ne do të përdorim edhe dronët “Bajraktar”, të cilët do të bëjnë një monitorim sistematik të të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me një fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike kryesisht cannabis sativa, por gjithashtu të mos harrojmë që fokusi i monitorimit të vendit me dronët “Bajraktar”, do të jetë kundër të gjitha formave të tjera të krimit përfshirë këtu dhe krimet mjedisore, përfshirë këtu bashkëpunimin mes Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, njësisë operacionale e cila do të vendosi në përdorim dronin “Bajraktar” edhe me IKMT për të luftuar dhe fenomenin e ndërtimeve pa leje apo forma të tjera të krimeve mjedisore, po ashtu dhe kuadër të masave tona që lidhen me sezonin turistik’, u shpreh Balla.