Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër kredi pranë Bankës Botërore për një shumë 80 milionë dollarë, e cila pritet të miratohet në fund të këtij viti nën emërtimin “Rritja e Qëndrueshmërisë 2 dhe Zhvillimi i Gjelbër”.
Kjo kredi parashikon mbështetjen e qeverisë në disa aspekte të kuadrit ligjor për ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, përmirësimin e monitorimit sa i takon turizmit lidhur me qiratë afatshkurtra (AIR BNB apo Booking) dhe miratimin e ligjit për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet.
Në dokumentin e publikuar nga BB thuhet se rezultatet kryesore në mënyrë që të forcohet qëndrueshmëria dhe për të mbështetur zhvillimin e gjelbër në Shqipëri, objektivi i zhvillimit të programit mbështetet nga një teori me tre pjesë që reflektohet në shtyllat e operacionit.
Ky operacion sipas BB forcon qëndrueshmërinë e sektorit qeveritar dhe të familjeve duke zgjeruar bazën tatimore, duke menaxhuar më mirë rrezikun fiskal që lidhet me fatkeqësitë (përfshirë ndryshimet klimatike), duke rritur qëndrueshmërinë klimatike të investimeve publike dhe duke rritur efektivitetin e sistemit të ndihmës sociale.
Operacioni forcon kuadrin e tregut të energjisë dhe rrit energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë duke promovuar një treg të organizuar me shumicë dhe duke futur efiçencën e energjisë në sektorin publik. Operacioni ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe zvogëlimin e gjurmës së karbonit të vendit duke parandaluar dhe zvogëluar degradimi i mjedisit dhe reduktimi i emetimeve të gazrave serrë.
Shtylla 1 mbështet reformat që synojnë forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit qeveritar dhe familjeve. Nën shtyllën 1, dhe në vazhdimin e reformave të mbështetura me DPL1, DPL2(Development Policy Loan- Hua të Mbështetjes së Politikave) mbështet dy veprime politike që synojnë forcimin e pajtueshmërisë së taksave dhe zgjerimin e bazës tatimore. Së pari, DPL2 mbështet miratimin dhe zbatimin e akteve nënligjore nga ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat.
Së dyti, DPL2 mbështet ndryshimin e Ligjit për Turizmin, i cili zgjeron përkufizimin dhe mbikëqyrjen nga qeveria, të aktiviteteve turistike, duke përfshirë qiratë afatshkurtra. Për të menaxhuar më mirë rreziqet fiskale që lidhen me fatkeqësitë, përfshirë ndryshimet klimatike, DPL2 mbështet miratimin e Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm ndaj Tërmeteve për pronat e banimit. Për të rritur qëndrueshmërinë e buxhetit, DPL2 mbështet përfshirjen e zbutjes së klimës dhe veprimet e përshtatjes të përshkruara në strategjinë klimatike krahas treguesve të performancës lidhur me klimën në PBA.
Së fundi, për rritjen e efektivitetit të sistemit të ndihmës sociale, DPL2 synon të adresojë vakumin ligjor lidhur me mungesën e dispozitat që do të mundësonin krijimin e Fondit Social në nivel NJQV. Shtylla 2 mbështet reformat që synojnë forcimin e kornizës së tregut të energjisë dhe rritjen e energjisë së rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë.
Nën Shtyllën 2, dhe në vazhdimin e reformave të mbështetura me DPL1, DPL2 mbështet krijimin e Operatorin e Energjisë së Rinovueshme dhe rregullat e tregut dhe funksionimit, si dhe paketën rregullatore për konsumatorët. Kjo pritet të nxisë zhvillimin e tregut të energjisë së rinovueshme.
Përveç kësaj, për të mbështetur më tej tregtimin e energjisë përmes tregut të organizuar me shumicë, DPL2 mbështet miratimin e një dekreti që mandaton tregtimin e energjisë nëpërmjet ALPEX. Së fundi, për të futur efiçencën e energjisë në sektorin publik, DPL2 mbështet miratimin e dispozitave të prokurimit publik që udhëzojnë autoritetet kontraktore publike të sigurojnë zbatimin e standardeve të eficiencës së energjisë në procedurat e prokurimit publik.
Shtylla 3 mbështet reformat që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e gjurmës së karbonit në vend. Nën shtyllën 3, për të parandaluar dhe zvogëluar degradimin mjedisor, DPL2 mbështet miratimin e Ligjin e Përgjegjësisë të Prodhuesit të Zgjeruar. Me objektivin për të reduktuar emetimet e gazrave serrë, DPL2 mbështet futjen e një takse karboni mbi qymyrin, si dhe miratimin e paketës rregullatore për zbatimin e ligjit për gazrat e fluorizuar. /Monitor