MENU
klinika

“Ka kaq shumë punë për të bërë”

Basha ftesë deputetëve opozitarë: Të bashkohemi për interesat e shqiptarëve

25.04.2024 - 21:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se demokratët duhet të bashkohen për të zgjidhur problemet e krijuara, sipas tij nga qeverisja e Edi Ramës në këto 12 vite.

Basha deklaroi se opozita duhet të niset nga qëllimi për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, e për këtë Partia Demokratike është e hapur për bashkimin, ndërsa shtoi se kjo u jep shpresë dhe besim shqiptarëve.

“Vija blu është të bashkohemi rreth një alternative që i jep shpresë dhe besim shqiptarëve që këta që pretendojnë të vijnë, nuk bëjnë thjesht rotacion karrigesh, por do zgjidhin problemet e bëra kapicë për 12 vite nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër. Nëse nisemi nga kjo dhe jo nga një këndvështrim i ngushtë personal, atëherë ka kaq shumë punë për të bërë”, u shpreh Basha për Euronews.

Basha tha gjithashtu se në dy vite e gjysmë, opozita dhe përçarja e saj, kanë ndihmuar kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij.

“Përditshmëria e shqiptarëve kudo që ta kapësh vuan pasojat e kësaj keqqeverisje. Agjenda sociale e Shqipërisë është më e mjeruara në 34 vite. Krahasojeni me Kosovën, nivelin e pensioneve, të arsimit, subvencionet e fermerëve. Ka kaq shumë për të bërë, nëse dalin nga kutia e lojës politike, ku është futur, duke ndihmuar edhe Edi Ramën dhe Partinë Socialiste ku opozita është dy vite e pak. Agjenda jonë politike në Partinë Demokratike, është kryesisht e fokusuar te kjo”, theksoi Lulzim Basha.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë