MENU
klinika

“Dëmtoi PD-në”

Basha ‘i mbyll derën’ Metës: Nuk ka asnjë shans për bashkëpunim

09.04.2024 - 18:28

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ‘i ka mbyllur derën’ Ilir Metës, i cili u shpreh se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me PL.

Teksa shtoi se edhe me Rithemelimin, sigurisht që nuk ka asnjë mundësi për aleancë.

“Sot jemi në bashkëpunim për gjëra si do të votohet dhe për qëndrimin ndaj drejtësisë. Këtu ndarja është ndaj kastës së vjetër që duan ta mbysin drejtësinë dhe pjesës tjetër që duan të triumfojë drejtësia. Hapi i parë është kjo tryezë dialogu. Disa prej të pranishmëve synojnë që të marrin formën e një koalicioni politik, ku çdo aktor do shohë vendin e vetë dhe kuadrin e PD si parti e qendrës së djathtë”, tha Basha për “Report Tv”.

I pyetur se përse hidhen akuza në distancë me Metën dhe Kryemadhin, Basha u shpreh se marrëdhënia me PL ishte me shumë dëme për PD dhe demokratët.

“Atë që kam thënë e di çdokush. Nuk humbas kohë me akuza. Sa kohë mendojnë të kthejnë bataretë e gënjeshtrave ndaj PD-së do iu kthehen. Ka qenë një koalicion politik i diktuar nga rrethanat e 2017. Nuk ka qenë asnjëherë marrëdhënie e çliruar nga mosbesimi. Ishte një marrëdhënie me shumë dëme për PD, demokratët. Përjashtoj çdo bashkëpunim të ardhshëm me LSI në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh kreu i PD.

Po lëvizjet e Rithemelimit?

“Obsesioni që bashkëpunimi do ndodh prej 40, 60 apo 100 individësh është i gabuar. Hesapi bëhet me votuesin shqiptar. Raporti ynë është me demokratët, me ata që duan ndryshim. Kjo përcakton çdo raport. Të tjerat janë përpëlitje. Rrahin ujin në hava. Kjo lëvizje dëmtoi PD, i dhuroi Edi Ramës një fitore të papërtypshme. Synoi të zëvendësoi PD si forcë opozitare me LSI-në”, përfundoi Basha.