MENU
klinika

Pranvera, stina e ndotjes!

Bashkë me ujin, rrjedhin edhe plehrat në Shkumbin

23.04.2024 - 14:17

Ashtu si çdo pranverë, lugina e lumit Shkumbin, në vend që të ofrojë një pamje të bukur gjelbërimi, ofron pamjen e shëmtuar të mbetjeve urbane.

Specialistët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe lumi Shkumbin vijon të jetë një lumë i sëmurë, i cili veç pamjes së shëmtuar të asaj qe shqiptarët po i bëjnë mjedisit, sjell edhe dëme në shëndet.

Ujërat industrialë i shkaktojnë lumit dëmin më të madh, por mbetjet urbane nuk mbeten pas. Hedhja e mbeturinave në përrenj në fshatrat, me vërshimin e shirave të pranverës, vijnë në bregun e lumit e më pas në det duke na dhënë atë pasqyrë të katastrofës mjedisore që deti Adriatik ofroi pak ditë më parë.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan