MENU
klinika

Tensioni Izrael-Iran

Benjamin Netanyahu: Ne do të fitojmë! Gati për çdo skenar

14.04.2024 - 08:30

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se vendi i tij “do të fitojë”.

Më herët, ai iu drejtua vendit, duke thënë se ushtria ishte “gati për çdo skenar”, pasi Irani lëshoi ​​një breshëri dronësh dhe raketash gjatë natës.

Kujtojmë Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Izraelit të shtunën vonë, një sulm që mund të shkaktojë një përshkallëzim madhorë mes rivalëve rajonalë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se mbështetja për Izraelin do të jetë e palëkundur.

Ushtria izraelite tha se do të duheshin disa orë që mbi 100 dronët të arrinin tek objektivat e tyre.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit citoi një burim të thoshte se ushtria e tij kishte lëshuar një numër raketash balistike kundër Izraelit.

Teherani ishte zotuar të hakmerrej për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.

Irani e quajti goditjen një ndëshkim për “krimet izraelite”. Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin në Damask.