Ditën e nesërme do të zhvillohet një protestë në autostradën Lushnje-Fier, ku blegotrët vendas kërkojnë zgjidhje lidhur me problematikat e prodhimit të qumështit.
Sipas njoftimit qëllimi i këtij tubimi ështe problematika që po i shkaktohet fermave blegtorale lidhur me çmimin e qumështit duke sjellë rrjedhimisht falimentimin dhe shkatërrimin e këtyre fermave.
NJOFTIMI:
Në vijim të drejtave të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, njoftojmë për zhvillimin e një tubimi urgent pranë Autostradës Lushnje-Fier, tek rrethrrotullimi Saver.
Organizimi i këtij tubimi do të zhvillohet ditën e hënë, datë 08.04.2024 n? orën 12:00 dhe përfundon ne orën 16:00. Organizatori i tubimit është Shoqata Blegtorët Prodhues te Qumështit, me adresë: Rr “Ndre Mjeda”, Pallatet “Dorado”, nr. 3/491+8-N8, Tiranë.
Për shkak të rrethanave urgente të lidhura me problematikat e prodhimit të qumështit dhe dëmit që po i shkaktohet fermave blegtorale prodhuese të qumështit, mbeshtetur në nenin 7 te ligit nr. 8773, date 23.04.2001 “Për tubimet”, njoftojme se ky tubim do të jetë urgjent.
Qëllimi i këtij tubimi ështe problematika që po i shkaktohet fermave blegtorale lidhur me çmimin e qumështit duke sjellë rrjedhimisht falimentimin dhe shkatërrimin e këtyre fermave. Situata urgente ku ndodhen sot fermat blegtorale e bën që ky tubim të jetë një nevojë urgente për zgjidhjen e situatës së krijuar. Numri i përafërt i pjesmarrësve ne tubim është rreth 100 persona, ku 5 persona do ndihmojnë mbarëvajtjen e tubimit. Personat që do të flasin në tubim janë Elton Ndoni, Indrit Reka, Gentian Lalaj dhe mund të flasin dhe anëtarë të tjerë të Shoqatës.