MENU
klinika

"E papranueshme"

Blinken akuza Kinës: Po tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA

26.04.2024 - 17:36

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se SHBA ka parë disa prova të përpjekjeve kineze për të ndikuar dhe për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Blinken lëshoi këto akuza në mbyllje të një udhëtimi 3-ditor në Kinë. Diplomati i lartë amerikan kaloi irë të tëra duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë Xi Jinping.

Antony Blinken tha se ai përsëriti një mesazh që presidenti amerikan Joe Biden i dha Xi-t gjatë samitit të tyre në San Francisko nëntorin e kaluar për të mos ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA.

Më pas, Xi ishte zotuar se Kina nuk do ta bënte këtë, sipas raportimit të CNN, por nga ana tjetër kur u pyet nëse Kina po e shkelte angazhimin e Xi-t, Blinken theksoi se SHBA ka parë përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet amerikane.

“Ne kemi parë, në përgjithësi, prova të përpjekjeve për të ndikuar dhe ndoshta ndërhyrë, dhe ne duam të sigurohemi që kjo të ndërpritet sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha Blinken në një intervistë për CNN.

Më tej Blinken theksoi se çdo ndërhyrje e Kinës në zgjedhjet e SHBA-së është e papranueshme.

“Çdo ndërhyrje nga Kina në zgjedhjet tona është diçka që ne po e shohim me shumë kujdes dhe është krejtësisht e papranueshme për ne, kështu që doja të sigurohesha që ata ta dëgjonin përsëri atë mesazh”, u shpreh Blinken.