MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është amenorreja?

17.04.2024 - 12:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është amenorreja?

Mjeku: Amenorreja quhet mungesa e menstruacioneve për të paktën 3 muaj, tek një grua që ka pasur më parë menstruacione, dhe mosardhja e ciklit tek një vajzë që ka mbushur moshën 16 vjeç.

Shkaku më i shpeshtë i këtij problemi është shtatzënia. Shkaqet e tjera përfshijnë: problemet me organet riprodhuese ose me gjendrat rregulluese hormonale. Shenja indikuese e amenorresë është mosardhja e menstruacioneve.

Në varësi të shkakut të saj mund të ketë dhe shenja të tjera si p.sh.:
• Rrjedhje qumështi nga gjiri
• Rënie të flokëve
• Dhimbje koke
• Ndryshime të shikimit
• Shtim të qimeve në fytyrë

Kur duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolog?
Nëse për të paktën 3 muaj të njëpasnjëshëm nuk ju ka ardhur cikli apo keni mbushur 16 vjeç dhe nuk keni pasur kurrë një cikël menstrual, duhet të takoni sa më parë mjekun tuaj gjinekolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.