“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë është edema?
Mjeku: Edema është ënjtje e shkaktuar nga lëngu i tepërt i bllokuar në indet e trupit. Edhe pse edema mund të prekë çdo pjesë të trupit, ju mund ta vëreni atë më shumë në duar, krahë, kyçe dhe këmbë.
Edema mund të jetë rezultat i medikamenteve, shtatzënisë ose një sëmundje themelore – shpesh dështim kongjestiv i zemrës, sëmundje të veshkave ose cirroza e mëlçisë.
Marrja e medikamenteve për të hequr lëngun e tepërt dhe zvogëlimi i sasisë së kripës në ushqimin tuaj shpesh lehtëson edemën. Kur edema është një shenjë e një sëmundje themelore, vetë sëmundja kërkon trajtim të veçantë.
Simptomat
Shenjat e edemës përfshijnë:
• Ënjtje ose fryrje të indeve direkt nën lëkurë, veçanërisht në këmbë ose krahë
• Lëkurë e tendosur ose me shkëlqim
• Lëkurë që ruan shenjën e shtypjes me gisht për disa sekonda
• Rritja e madhësisë së barkut
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.