“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë është fleksitarizmi?
Mjeku: Fleksetarian quhen personat që ndjekin një regjim ushqimor vegjetarian, por që ndonjëherë konsumojnë dhe mish, peshk dhe fruta deti.
Regjimi ushqimor vegjetarian është shumë i përhapur, disa nga ata që përfaqësojnë këtë mënyrë jetese kalojnë më parë në fleksitarizëm. Me fjalë të tjera, zvogëlojnë konsumin e mishit në mënyrë graduale, deri në eliminimin e plotë të tij.
Kjo kategori përfshin dhe ata që nuk e duan mishin dhe e konsumojnë vetëm në raste speciale. Apo konsumojnë peshkun dhe frutat e detit, por jo mishin.
Shihet qartë që nuk kemi të bëjmë me një nëngrup të regjimit ushqimor vegjetarian. Këta të fundit në fakt, shpesh kanë arsye të forta etike për të mos ngrënë kafshë, në asnjë rrethanë. Ndërsa për fleksetarianët konsumi i mishit nuk është një shkelje e mënyrës së tyre të jetesës dhe nuk shoqërohet me ndjesinë e fajit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.