MENU
klinika

Plehrat po kthehen në një minë me sahat

Çfarë po ndodh në Patos? Re të zeza tymi mbulojnë zonën

11.04.2024 - 13:45

Një vendgrumbullim plehrash ka marrë flakë mesditën e sotme (11 prill) në lagjen “Manekaj” në Patos, duke mbuluar gjithë zonën me një mjegull tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve.

Si pasojë e zjarrit re të dendura tymi kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë.

Duket se plehrat po kthehen në një minë me sahat për të gjitha bashkitë e qarkut edhe pse inceneratorët i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë miliona euro.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan