“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë regjimi ushqimor duhet të mbajnë sportistët?
Mjeku:Zakonisht një person që merret me aktivitet fizik ka nevojë për suplemente shtesë, proteinike dhe në formën e mineraleve dhe vitaminave. Është një formë energjie e përdorshme për muskujt dhe personat që duan të rrisin masën muskulare për një kohë të shkurtër përdorin keratinën në sasi të ekzagjeruara.
Nëse merret më shumë se 3 muaj shikojmë një prishje të funksionit të veshkës. Suplementet janë të domosdoshme sepse gjatë rritjes së metabolizmit shtohen radikalet e lira. Për t’i hequr marrim antioksidantë si zinku, vitamina D etj por duhen të jenë në sasi të monitorueshme. Nuk mund të marrin suplemente pa bërë një check up. Sot mendohet se ata që merren me aktivitet fizik duhet të dominohet nga karbohidratet.
Si para dhe pas stërvitjes, vakti ushqimor duhet të dominohet nga karbohidratet. Për një person që është 60 kg, i duhen përafërsisht 50-60 gr protein në ditë. Për një profesionist duhet të jetë 1.2 gr në ditë që i merr nga vaktet ushqimore. Nuk këshillohen asnjëherë periudha e gjata fasting tek ata që merren me aktivitet fizik.
Nuk mund të rrijë më shumë se 4-5 orë pa konsumuar diçka sepse ka një metabolizëm të shpejtë dhe kryen në mënyrë intensivet ë gjitha reaksionet dhe do karburant në mënyrë të vazhdueshme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.