“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat janë moshat më të rrezikuara nga tuberkulozi?
Mjeku: Fëmijët janë më të rrezikuarit nëse janë afër me personat e infektuar. Janë të rrezikuar sepse imuniteti i fëmijës është më i dobët sesa imuniteti i një të kollerrituri. Edhe moshat e rritura rrezikojnë që të shfaqin turbekuloz. Në moshat e rritura ne themi që mund të jetë turbekulozi që mund të ketë kaluar në rini dhe është ringjallur ose mund edhe të jetë prekur për herë të dytë.
Pacienti mund të infektohet me turbekuloz, të diagnostifikohet, të mjekohet, të kurohet dhe për vite të tëra të jetë mirë. Por përsëri pas disa vitesh, për shkak të kushteve në të cilat mund të jetë organizmi i personit, mund të ringjallet kjo sëmundje që është brenda. Bien forcat mbrojtëse dhe ngre kokë bacili që është në gjendje gjumi, në ca vatra të forta të kalcifikuara.
Por mundet që personi që ka kaluar një herë turbekulozin, të infektohet sërish nga ndonjë mikrob që e merr nga jashtë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.