MENU
klinika

E fiksuar pas Harry Styles!

Dënohet fansja që i dërgoi 8.000 letra artistit

22.04.2024 - 12:32

Gjykata britanike ka dënuar me burg, gruan që përndoqi Harry Styles, asaj gjithashtu i është ndaluar të shkojë në koncertet e artistit. Myra Carvalho, 35 vjeçe e cila u paraqit në gjykatën në Londër, thuhet se përndoqi këngëtarin duke i dërguar 8,000 letra në më pak se një muaj, shkruan DailyMail.

Ajo u dënua me 14 javë burg pasi u deklarua fajtore të martën pas një akuze për përndjekje, që përfshinte alarm apo shqetësim serioz.

Gjykata gjithashtu mori vendim që Carvalho nuk do të guxojë që për 10 vjet të marrë pjesë në ndonjë event ku Harry Styles mund të performojë. Ajo gjithashtu nuk ka të drejtë të kontaktojë Harryn, drejtpërdrejt ose tërthorazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kaq shumë është dobësuar?!

Fotot e fundit të Adele janë shokuese!

Mjetet luftarake më të rëndësishme

Gati për luftë: Fuqia e frikshme ushtarake e SHBA-së

"Unë shijoj eksperienca, bota komenton"

EmRata flet për herë të parë për puthjen me Harry Styles